Ymeri: Protestat do të vazhdojnë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se organizimet e opozitës po vazhdojë dhe protesta nuk do të ndalet sepse intensiteti i shkatërrimit të shtetit po vazhdon për interesat e Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Lajme

28/02/2016 14:17

Ymeri në një konferencë për media ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president pasi është drejtpërsëdrejti personi që i nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se policia ka ndërhyrë në shesh dhe ka hequr tendat që kanë pasur leje të vendosen.

“Mllefi popullor është duke u rritur nga e gjithë popullata . Organizimet tona po vazhdojnë edhe do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për 18 deputetët e opozitës që sipas tij po keqtrajtohen nga Policia.

Sipas tij, Glauk Konjuvca është arrestuar dhe është arrestimi me arbitrar sepse ka qenë i akuzuar në vitin 2009./kp