Ylli Limani po vjen me baladë të re, publikon një pjesë të saj

Ylli Limani është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

21/05/2018 14:01

Nuk ka shumë kohë prej kur këngëtari ka lansuar projektin e tij të fundit , por ai nuk është ndalur me kaq, shkruan lajmi.net.

Përmes llogarisë së tij një Instagram ai ka njoftuar se shumë shpejt do të sjell një këngë të re që është e zhanrit baladë.

Për fansat e tij ai ka zbuluar një pjesë të kësaj kënge, duke ja shtuar edhe disa vargje mbi video.

“Po t’lutna ma mire t’bjen me shku sa nuk o vone,
Ma mire njeki andrrat tua, lej kujtimet mu harrom,
Harroje krejt dashnine qe dikur une ta dhashe,
E noshta me naj jete tjeter mujna na dy me kon bashke…”, shkruan Ylli. /Lajmi.net/