Ylli i Chelsea është objektivi kryesorë i PSG-së

Paris Saint Germain duket se ka zbuluar objektivin kryesorë të tyre për afatin e ardhshëm kalimtarë.

Sport

07/10/2018 23:55

Sipas “Le 10 Sport”, parisienët janë ende në kërkim të një mesfushori.

Besohet se targeti kryesorë i kampionëve të Francës është N’Golo Kante.

Gjithashtu më herët PSG ka shprehur interesim edhe për lojtarët si Ivan Rakitic, Paul Pogba, Frenkie de Jong e Milinkovic Savic.

Duket se mos arritja e marrëveshjes me Rabiot ka alarmuar gjigantin francez. /Lajmi.net/