Xhensila ndan imazhe të reja nga seti i shtatzënisë, duket si princeshë

Muaj më parë çifti shumë i dashur i shoubizit, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë dhënë lajmin që shumë shpejt do të bëhen prindër.

ShowBiz

21/05/2018 08:21

Tashmë këngëtarja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe çdo ditë e më shumë duket më e bukur, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, këngëtarja ka realizuar një fotosesion në të cilin erdhi mahnitëse e veshur me një fustan pink.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Xhensila ka shpërndarë edhe disa imazhe të reja, kësaj radhe me një fustan ndryshe prej të parit.

Ajo kishte vënë një kurorë në kokë, që e bënte të dukej princeshë e vërtetë, ndërsa mbishkrimi që i kishte lënë njërës fotografi është “I dashur Zot, faleminderit”. /Lajmi.net/

Me ke perjetesuar pritjen me te embel…@rezartashkurta #heracompany ?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on