Xhensila Myrtezaj anulon koncertin, kjo është arsyeja

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj të shtunën kishte paralajmëruar të mbante koncert në qytetin e Ferizajt.

ShowBiz

27/11/2017 09:44

Por, edhe pse me shumë dëshirë këngëtarja e kishte pritur rastin të këndonte, asaj iu desh ta anulonte atë koncert, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, Xhensila kishte treguar arsyen e anulimit të koncertit, e që ishte gjendja shëndetësore.

“Per shkak te gjendjes shendetsore, e kisha te pamundur te vija dhe te performoja sonte ne ‘Diamond’, Ferizaj. Ju kerkoj sinqerisht ndjese por shendetin nuk e kemi plotesisht ne doren tone, megjithese bera cmos, ishte e pamundur. Shihemi ne organizimin e ardhshem. Ndjese edhe nje here. Xhensila”, ka shkruar këngëtarja në njoftimin e saj.

Ndërsa, në lidhje me projektet e saj të radhes, këngëtarja ka folur në intervistën e saj në ‘Mirage’, detaje nga e cila mund t’i mësoni në videon e mëposhtme.

YouTube player