Xhensila lajmërohet nga “Qyteti i ëndrrave” (Foto)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj po qëndron në New York bashkë me të fejuarin e saj aktorin Bes Kallaku.

ShowBiz

26/06/2017 14:48

Çifti po shijojnë çdo moment të qëndrimit në këtë qytet, duke vizituar vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ky duhet të jetë udhëtimi relaksues i çiftit para dasmës, të cilën planifikojnë ta bëjnë së shpejti.

Në imazhin e fundit që Xhensila ka publikuar në rrjetin social Instagram, shihet bukuroshja e veshur me pizhama, duke pozuar pranë dritares së hotelit.

Kënga e fundit e Xhensilës është ‘Lova’ e publikuar dy javë më parë dhe ka marrë afro 3 milionë klikime. /Lajmi.net/