Xhaka me karton dhe penallti, a pajtoheni me fjalët e Wengerit?

Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës.

Sport

07/01/2017 09:20

Granit Xhaka e ka filluar me mjaft ndëshkime nga gjyqtarët përfshirë penallti aventurën e tij në Arsenal.

Por, Arsene Wenger e ka mbështetur yllin kosovar. Ai ka thënë se Xhaka nuk është futbollist i ndytë.

“Ju mund të shihni në lojën që bënë se ai nuk është një lojtar i ndyrë. Në përgjithësi unë jam mjaft i kënaqur me evolucionin e Xhakës në mbrojtje”, ka thënë francezi në konferencën për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai është më pak spektakolar gjatë stërvitjes dhe ai qëndron më shumë në këmbët e tij. Ai përdor trupin e tij më të mirë për të fituar sfidat. Ai është shumë më i përqendruar në mbrojtje se më parë. Ai është përmirësuar shumë në këtë aspekt”, ka theksuar Wenger. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6