Wiz Khalifa arrestohet në aeroportin e LA (Video)

Reperi Wiz Khalifa është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles pasi ka shëtitur me tabelën fluturuese.

ShowBiz

23/08/2015 11:14

Mbrëmë në aeroportin e Los Angeles është ndaluar nga policia reperi Wiz Khalifa, i cili është prangosur dhe arrestuar.

Policia e ka ndalur reperin pasi ai është parë duke shetitur me zbulimin e fundit të teknologjisë, tabelën fluturuese (hoverboard) nëpër aeroport, transmeton Lajmi.net.

Ai tani është liruar dhe ka shfrytëzuar Twitterin për të shprehur zhgënjimin e tij për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij, në gjashtë muaj të gjithë, përfshirë edhe ata, do të shfrytëzojnë këtë mjet për t’u endur nëpër qytet.

Gjithçka është xhiruar në një video të cilën vetë Khalifa e ka postuar./Lajmi.net