Will Smith i buzëqeshur pozon përkrah Era Istrefit dhe Nicky Jam

Era Istrefi me suksesin e fundit ka bërë që emri i saj të dëgjohet në mbarë botën.

ShowBiz

26/05/2018 15:54

Gjatë ditës së djeshme është publikuar në versionin audio, kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të futbollit, “Rusia 2018”, shkruan lajmi.net.

Kënga është pritur mirë dhe për më pak se 24 orë ka marrë mbi 4 milionë klikime, ndërsa vazhdon të renditet e gjashta në listën e këngëve “trend” në YouTube.

Bashkëpunimi me Will Smith dhe Nicky Jam ka bërë që Era të ketë raporte të mira me këta dy artistë.

Në rrjete sociale po bëjnë xhiro disa imazhe në të cilat Era ka pozuar përkrah dy bashkëpunëtorëve, Nicky Jam dhe Will Smith. /Lajmi.net/

YouTube player