West Side Family: Dr.Flori artist që i mungon Shqipërisë, kishte shumë për të dhënë

West Side Family ishin të ftuarit e parë në sezonin e ri të emisionit "Mirage", prodhim i lajmi net.

ShowBiz

23/06/2018 11:15

Ata rrëfyen shumë gjëra interesante nga jeta e tyre private e po ashtu më së shumti u përfol mungesa e mikut të tyre, Dr Florit, shkruan lajmi net.

Dyshja treguan raportin që kishin me të, madje ata e vlerësuan lartë punën që ai bëri ndër vitesh edhe pse kishte shumë për të dhënë me projektet e radhës.

“Dr Flori, është artisti që i mungon Shqipërise, ka dhënë shumë, kishte shumë për të dhënë, ka disa projekte që fatkeqësisht i ka lënë në gjysmë”, tha Landi për Mirage.

Kujtojmë që Dr Flori ka vdekur në nëntor të vitit 2014, i cili la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë. /Lajmi.net/

YouTube player