VV i ikë bindshëm LDK-së, ja sa vota mbetet mbrapa partia e Mustafës (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon fazën e fundit të rezultateve në kohë reale.

Lajme

12/06/2017 02:44

Sipas këtij komisioni që tashmë ka numëruar mbi 90 për qind të votave, Vetëvendosje radhitet partia e dytë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje si partia e dytë ka marrë 26.62 për qind.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës  në koalicion me AKR-në dhe Alternativën është renditur si partia e tretë me 25.81 për qind.

E përkthyer në vota kjo përqindje e Vetëvendosje i bie të ketë 167.958 votë, ndrësa LDK-AKR 162.834 vota. Pra, 5124 vota është VV para koalicionit LDK-AKR. /Lajmi.net/