Vuçiq: Qesha kur Mustafa tha që s’vjen në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar sot raundin e ri të dialogut në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Lajme

26/01/2016 20:54

Mirëpo, Vuçiq më shumë është marrë me deklarimet e kryeministrit Isa Mustafa për mosshkuarjen në Bruksel pa një vendim të saktë nga BE-ja për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Madje ai e ka përqeshur në mënyrë cinike atë që kishte thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.

“Gjithmonë shkojmë në dialog me vullnet të mirë se unë asnjëherë nuk japi deklarata të fuqishme që të marrë më shumë vota siç kanë bërë ata. Të kujtojmë se disa kanë thënë para 10 ditësh se gjallë nuk shkojmë në Bruksel… Kam qeshur me këtë deklaratë dhe pas dy ditësh kam thënë se do të shkojnë si tulipanë të bardhë dhe siç e shihni përnjëherë e ndryshuan vendimin. Ne nuk kemi luajtur me atë, ne nuk luajmë me gjëra të tilla”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai shkon në Bruksel dhe gjithmonë është i gatshëm të bisedojë për situata nder më të vështirat, të cilat, sipas tij, duhet zgjidhur me dialog.

“Nuk e di si do të rrjedhë dialogu nesër, pas që për dialog gjithmonë duhen dy palë. Unë e di çka dëshiron pala e tretë, ata që ndërmjetësojnë. Ne i kemi temat tona për këtë raund dhe të shohim”, ka thënë ai. /Indeksonline