Vuçiq pranon se do ta ndryshojë Kushtetutën, ku Serbia e llogaritë Kosovën si pjesë të saj

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të detyrohet ta ndryshojë kushtetutën e vendit, si kusht i vënë nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton lajmi.net.

Lajme

02/10/2015 15:13

Në një ligjëratë me studentë në Beograd, ka thënë se ky ndryshim i kushtetutës së Serbisë, do të përfshijë edhe zvogëlimin e deputetëve në Parlament, por nuk ka përmendur nëse me këtë ndryshim do ta largojnë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë.

“Këtu duhet të ekzistojë një konsensus i plotë, duhet të bisedojmë me të gjithë, është e pakuptimtë që për këtë të vendosin dy-tri parti, por duhet përfshirë edhe shoqëria civile dhe faktorët tjerë rajonal”, ka thënë Vuçiq në ligjëratën e zhvilluar në fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit, transmeton lajmi.net.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për ndryshimin e sistemit politik, kryeministri serb ka thënë se do të dëshironte që numri i deputetëve të ulej në 15 nga 250 sa janë aktualisht./lajmi.net/