Vuçiq: I gjithë problemi është te Liqeni i Ujmanit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se BE nuk duhet të na tregojë arsyen e mos-hapjes së kapitujve të udhëzuesit të Serbisë për inkuadrim.

Lajme

07/05/2015 14:24

Ai para takimit me komisionerin e BE-së për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se do të diskutojnë për atë që e ka bërë deri më tani Serbia. Vuçiq ka paralajmëruar se në këtë takim do t’ia përmend komisionerti Hahn se, e gjithë çështja lidhet me dialogun e Kosovës.

“Mos na thoni se kapitujt nuk janë hapur për shkak të Marrëveshjes së Brukselit. Çfarë është ajo që Serbia nuk e ka zbatuar? Thjeshtë tregoni se problemi qëndron diku tjetër, e ajo është çështja që unë nuk dua ta japë 100 për qind liqenin e Ujmanit (Gazivodës). Nuk dua ta jap. Të na thonë se këtu është çështja”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Beogradi ka ofruar pronësi të këtij liqeni 50-50 për qind, por sipas tij, këtë Prishtina nuk e ka pranuar.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kohë më parë kishte thënë se çështja e liqenit nuk është hapur asnjëherë në negociata të Brukselit, duke e përgënjeshtruar kështu homologun e tij serb.(lajmi.net)