Vuçiq ende s’ka vendosur kë ta thërras në Qeverinë e re

Aleksandër Vuçiq, i cili ka fituar bindshëm zgjedhjet serbe të mbajtura të dielën, duke dal i pari me mbi 50 për qind të votave ka thënë se ende nuk ka vendosur se kë do ta thërras në koalicion qeveritar, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

Lajme

25/04/2016 23:20

Një partner i mundshëm i Progresistëve të Vuqiç-it mund të jetë partneri i deritashëm – Partia Socialiste e udhëhequr nga Ivica Daqiç, megjithatë ende nuk dihet asgjë.

“Kam biseduar me Daçiqin. Ai tha: ‘Urime’, edhe unë e përgëzova atë. ‘Natën e mirë’ dhe ‘Natën e mirë’. Kjo ishte e gjitha”, ka thënë Vuçiq, dirsa ka pohuar se i dëshiron në bashkëqeverisje të gjithë ata që duan të bëjnë diçka për Serbinë dhe të luftojnë për të ardhmen e vendit.

Ai tha se fitorja e partisë së tij ishte e drejt dhe e pastër.

Ndërsa i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit është shprehur Ivica Daçiq.

“Ne do të përgjigjemi në qoftë se Vuçiq bënë thirrje”, ka deklaruar Daçiq.

Ai pohoi se socialistët presin të vazhdojnë reformat që i filluan me Partinë Përparimtare Serbe.