‘Vrasje e mirëmenduar, gjurmët për Ivanoviqin në veri’

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i konsideron tejet të vështira hetimet për zbardhjen e vrasjes së liderit serb të kosovës Oliver Ivanoviq.

Lajme

29/01/2018 07:40

Gjatë një vizitë në Romë, në një intervistë ekskluzive për Ora News ai nënvizon se ekzekutimi ka qenë i mirëorganizuar në detaje.

Pacolli: Hetimet vazhdojnë, sigurisht është një vrasje shumë bukur e orkestruar, një vrasje e planifikuar në detaje dhe do të jetë shumë vështirë për të limituar veprimet e hetuesisë me kohë.

Pacolli konfirmon se për këtë çështje po bashkëpunohet me partnerët ndërkombëtarë, teksa sa i përket Serbisë, zëvendëskryeministri thekson se ka kontakte por gjurmët nuk shkojne drejt Kosovës.

Pacolli: Ne kemi kontaktuar me qeverinë serbe, dihet se kjo vrasje nuk çon drejt jugut por drejt veriut.

Çështjen Ivanoviç, Pacolli nënvizon se e ka trajtuar dhe me ministrin e Italisë Alfano.

Gjatë qëndrimit në Romë, Pacolli ka prezantuar dhe librin e tij.

Në eveniment morën pjesë politikanë e parlamentarë italianë, sipërmarrës, diplomatë, gjenerali i përgjithshëm i forcave italiane të KFOR në Kosovë, si dhe ish-trajneri shqiptar i kombëtares Gianni De Biasi.