Vrasësja më gjakftohtë në histori

Ann Mary Cotton e njohur si “Vejusha e zezë” ishte një nga gratë më perverse të të gjitha kohërave në Britani.

Fun

28/09/2016 12:16

Gjatë periudhës tetor 1832 dhe deri në mars 1873 kishte vrarë 21 njerëz, midis tyre edhe nënën e saj, fëmijët e saj, dhe burrat e saj.

Mary Ann Cotton jetoi në fshatin West Auckland, në Durham të Anglisë ku edhe u arrestua në shtëpinë e saj në 1873.

U ekzekutua po në të njëjtin vit në burgun e Durham në mars.

Mary Ann jetoi një fëmijëri të mjerueshme varfërie. Humbi babain e saj në një aksident në moshën 9-vjeçare dhe në moshen 14-vjeçare nëna e saj martohet përsëri.

“Vejusha e zezë” martohet në moshën 19 vjeçe me minatorin William Mowbray dhe bëjnë bashkë 5 fëmijë. 4 nga femijët vdiqën papritmas, çifti bëri dhe tre fëmijë të tjerë të cilët vdiqën me të njëjtën mënyrë.

Në 1865, William Mowbray vdiq nga çrregullime të rënda të zorrëve.

Mary Ann Cotton u martua 4 herë dhe vrau 3 burrat e saj, nënën e saj, dhe 15 fëmijët e saj (7 të adoptuar), një dashnorin e saj dhe një shokun e saj.

Më pas u vërtetua se të gjitha viktimat e saj vdiqën nga helmimi me arsenik./albeu.com