Votoni gratë

Lobi Rajonal i Grave të Europës Juglindore fton qytetarët që të votojnë për kandidatet gra në këto zgjedhje, sepse ato kanë potencial për të qeverisur në nivelin komunal.

Lajme

29/10/2013 16:06

Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (LRG EJL), vlerëson se zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të rëndësishme për konsolidimin e demokracisë.

Ky lob  nëpërmjet një komunikate për medie fton qytetarët që të votojnë gratë kandidate.

“Lobi Rajonal e Grave të Evropës Juglindore ( LRG EJL) vlerëson se zgjedhjet lokale në Kosovë që mbahen më 3 nëntor 2013, kanë rëndësi të madhe për konsolidimin e mëtejmë të demokracisë në shtetin e ri të Kosovës.”

“LRG EJL fton qytetarët që të mbështesin gratë për qeverisjen komunale duke votuar sa më shumë gra kandidate”.

“Jemi të bindur që gratë e Kosovës kanë potenciale mjaft të çmueshme për të marrë rolin e tyre në qeverisjen komunale dhe asambletë komunale për të kontribuar në qëllimin e përbashkët për zhvillimin e komunave moderne në Kosovë”.

“LRG EJL mbetet e përkushtuar që të mbështes gratë kandidate për zgjedhjet lokale dhe uron që rezultatet e zgjedhjeve të shënojnë një hap të ri drejt fuqizimit të mëtejmë të grave në Kosovë”.

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe sepse këto janë zgjedhjet që për herë të parë mbahen në tërë Kosovën ku edhe katër komunat në pjesën veriore të vendit do të marrin pjesë, duke rezultuar në integrimin e plotë dhe demokratik të  qytetarëve serb të kësaj pjese”.