“Vojvodina mund të shkëputet, nëse Serbia vazhdo me euorintegrim”

Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë (SRS), Vojsllav Sheshel, ka vlerësuar se vazhdimi i integrimit në BE, do të lejojë shkëputjen e Vojvodinës nga Serbia dhe vendosje të autonomisë për rajonin e Rashkës.

Lajme

13/04/2016 17:28

Në një tubim në qytetin serb, Jagodinë, Shesheli ka thënë se në BE janë të mbledhur të gjithë armiqtë e Serbisë të cilët kanë marrë pjesë në bombardimin dhe shpërbërjen e territoreve serbe.

“Në Bashkimin Evropian janë të koncentruar të gjithë armiqtë e Serbisë të cilët ishin pjesëmarrës në bombardimin dhe në copëtimin e tokave serbe. Shtetet anëtare të BE-së janë përgjegjëse për grabitjen e Republika Srpska-s, Krahinës dhe Kosovës, ndarjen e Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe okupimin e Republika Srpska-s”, ka thënë Sheshel, transmeton lajmi.net.

Në një njoftim të SRS-së, thuhet se Sheshel ka vlerësuar se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka idenë se si ta nxjerrë Serbinë nga kriza ekonomike.

Sipas tij, Serbisë më së shumti i konvenon bashkëpunimi intensiv me Rusinë në fushën e ekonomisë./lajmi.net