Vogëlushi në foto tani është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo Fero shquhet për zërin unik.

ShowBiz

02/08/2018 23:19

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka bërë debutimin në tregun muzikor Fero po pëlqehet mjaft shumë nga fansat, shkruan lajmi net.

Në Instagram ka publikuar dy imazhe kur ishte i vogël e që shfaqet mjaft simpatik, me kufje në vesh ku siç duket talenti i tij është zbuluar qysh atëherë.

Reperi mesa shihet ka nostalgji të madhe për atë kohë pasi shpesh ndan me ndjekësit foto të tilla. Nga ana tjetër, ai po sjell projekte dhe bashkëpunime të shumta.

Si pjesë e grupit “On Records”, Fero ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë anëtarëve të tjerë. /Lajmi.net/