Vladimir Putin, vizitë zyrtare në Greqi

Presidenti rus, Vladimir Putin u prit sot nga homologu i tij grek, Prokopis Pavlopoulos në pallatin presidencial, menjëherë pas mbërritjes së tij në Greqi, i cili vjen në kuadër të një vizite zyrtare ku do të zhvillojë një seri takimesh gjatë qëndrimit të tij dy ditor.

Bota

27/05/2016 18:13

“Vizita juaj në Greqi vjen në një moment të rëndësishëm, jo vetëm për rajonin por për të gjithë Evropën”, tha Pavlopoulos kur u takua me presidentin rus.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes Rusisë, SHBA-së dhe BE-së për t’i dhënë fund luftës në Siri është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm në këto momente”, theksoi presidenti Grek.

“Është koha që të kryejmë hapa specifikë për të shfrytëzuar mundësitë që ekzistojnë për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi Putini nga ana e tij duke theksuar një rritje të konsiderueshme të turistëve rusë në Greqi.