Vjosa Osmani dënon sulmin ndaj Vehbi Kajtazit

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me sulmin që ju është bërë sot gazetarit Vehbi Kajtazi

Lajme

13/10/2017 15:55

Osmani ka thënë që një akt i tillë është i tmerrshëm dhe i turpshëm.

Shteti po i mbyll sytë para sulmeve të tilla ka shkruar Osmani

Ky është statusi i plotë i Vjosa Osmanit në Facebook:

Diktatura ndaj fjalës së lirë mbillet kështu. E tmerrshme dhe e turpshme. Tanimë kanë humbur kuptim thirrjet për hetime sepse shteti po i mbyllë sytë para sulmeve të tilla.