Vjen premiera e komedisë ‘Dy buqeta me trëndafila të kuq’ (Foto)

Të martën më datë 25 vjen premiera e komedisë 'Dy buqeta me trëndafila të kuq' që mbahet në qytetin e Suharekës.

ShowBiz

23/04/2017 17:55

Është një komedi italiane nga Aldo De Benedeti nën regjinë e Kastriot Saqipit, shkruan lajmi.net

Kjo shfaqje ka në qëndër familjen Verani , qiftin Alberton dhe Marinën, të cilë kanë vite s’bashku dhe akoma nuk kanë një fëmijë. Jeta e tyre në çift është shndërruar në monotoni, kjo sepse ai është një inxhinier dhe ajo është një shtëpiake që nuk I mungon asgje .Marina ndoshta e lënë pas dore fillon të ndjen dëshirën për t’u arratisur dhe organizon një udhëtim.

Alberto, personazhi kryesor gjithashtu në kërkim të një aventure, I rastis mundësia për t’i dërguar dy buqeta me trëndafila të kuq një konteshe ,me pseudonimin Misteri por gabimisht lulet bien në duart e gruas së tij. Në anën tjetër kemi avokatin e shtëpisë Tomason i cili duke u munduar ta ndihmojë mikun e tij Alberton e ngatërron situatën edhe më tepër. Që situatën ta bëjë më intriguese dhe tepër të ndërlikuar është shërbëtorja Rosino Pavarësisht që shfaqja është e shkruar në vitin 1935, problemin te cilin e trajton shfaqja do të jetë aktual gjithmonë . Një tregim për burrat dhe gratë me dobësitë e tyre , një lojë e keqkuptimeve , një tekst I cili vë në sipërfaqe paknaqësit që e shoqërojnë njeriun dhe pritjen e tij që diqka t’ia ndryshojë jetën … ndoshta ‘’Dy buqeta me trëndafila të kuq‘’.. Në këtë komedi luajnë aktorët: Brahim Basha Rabije Kryeziu Mirsad Ferati Florieta Bajraktari./Lajmi.net/