Vjehrri i Vesës feston ditëlindjen, djali i tij e uron me fjalë zemre nëpërmjet këtij imazhi

Në familjen e burrit të Vesa Lumës sot ka një arsye më shumë për të festuar.

ShowBiz

15/03/2018 11:04

Kjo për faktin se kryefamiljari i tyre feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net

Andaj në këtë ditë të veçantë për të, djali i tij, reperi Big Basta ka zgjedhur disa fjalë zemre për t’ia uruar ditëlindjen babait.

‘’ Babi im Niazi Xhari ke ditelindjen sot… Do doja shume qe te ishim bashke ta festonim bashke dhe te gezonim pafund! Je nje njeri shembullor dhe mbi te gjitha nje baba i perkryer, i gatshem ne cdo sekond per tu gjindur me pozitivitet prane nesh. E di qe nuk i ke qejf urimet me facebook apo instagram por une jam ketej dhe nuk e shpreh dot ndryshe, se kur flasim ne telefon bllokohem dhe sme dalin fjalet e bukura. Te dua shume dhe Liani te do shume gjyshi dhe babai me i mire ne bote! Gezuar 32 vjetorin! Edhe 100 vite lumturi dhe me niper e mbesa prane!’’, ishin fjalët e tij përkrah një fotografie të përbashkët me prindërit./Lajmi.net/