Vizita në Japoni po sjell rezultate, 50 milionë dollarë kredi

Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar të premten se vizita e tij e fundit në Japoni, po sjell rezultate të mira për Kosovën. Ai ka thënë se kanë filluar negociata për kredi të buta prej minimum 50 milionë dollarëve, për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Lajme

18/04/2014 12:59

Kryeministri Thaçi e ka bërë këtë njoftim në faqen e tij sociale në Facebook, duke e titulluar si “lajm i mirë”.

“Lajm i mirë! Vizita në Japoni po sjell rezultatet e para konkrete. Jemi duke negociuar kredi të buta prej minimum 50 milionë dollarë për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”.

“Këto mjete do të jenë komplementare me Fondin e Punësimit që do ta krijojmë”, ka shkruar kryeministri.