Vite më parë ishin në lidhje, Ledri Vula pëlqen këtë koment të Dua Lipës

Ledri Vula është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

ShowBiz

25/06/2018 09:21

Ai madje ka raporte shumë të mira me artistet që tani gëzojnë famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Vite më parë, Ledri Vula ka qenë në lidhje me këngëtaren Dua Lipa, e cila tani është emër shumë i kërkuar në mbarë botën.

Edhe pas ndarjes, ai ka raporte të mira me të dhe babain e saj, Dukagjin Lipa, i cili njëherësh e menaxhon këngëtaren.

Së fundi, Ledri ka pëlqyer një postim të babait të Duas që lidhej me këngën e fundit të saj dhe njëherësh edhe komentin që këngëtarja i la babait të saj mbi fotografinë e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët fesuan me simbolin e shqiponjës pas golave që shënuan për Zvicrën.

“ZEMRA MAL”, ka qenë komenti i Dua Lipës, e cila përveç pëlqimit të Ledrit, ka marrë edhe mijëra pëlqime nga ndjekësit. /Lajmi.net/