Vetëvendosje tregon se çfarë deshi të bëjë te shtëpia e Kadri Veselit (Video)

“Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s tentuan të vendosin pranë shtëpisë së Kadri Veselit, një pano në të cilën shkruante "Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!".

Lajme

26/08/2016 13:21

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot janë përplasur me policinë e Kosovës duke u përpjekur që të shkonin në shtëpinë e Kryeparalmentarit, Kadri Veseli, në Mitrovicë. Njëri nga aktivistët pjesëmarrës në këtë aksion, Musa Ajeti, sipas Lëvizjes Vetëvendosje është lënduar nga policia dhe e ka humbur vetëdijen.

Lëvizja Vetëvendosje në një shkrim në faqen e tyre ka thënë se Policia e Kosovës është e kontrolluar nga Klani Pronto dhe ka intervenuar brutalisht tek aktivistët që tentuan të dërgonin pano tek shtëpia e Veselit.

“Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s tentuan të vendosin pranë shtëpisë së Kadri Veselit, një pano në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.

Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit”, ka shkruar VV në Facebook.

“Policia aq shumë është vënë në funksion të këtij klani kriminal, sa që intervenon edhe atëherë kur aktivistët thjeshtë duan të vendosin një pano prej letre pranë pronave të tyre.

Njëri nga aktivistët pjesëmarrës, Musa Ajeti – ish luftëtar i UÇK-së, është lënduar nga policia dhe ka humbur vetëdijen”, thuhet në postim. /Lajmi.net/