Vetëvendosje cakton orarin e nisjes së autobusëve për protestë

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar orarin e nisjes nga secila komunë e Kosovës për protestën e cila do të mbahet të shtunën,  me 29 shtator, nga ora 14:00 në Prishtinë.

Lajme

24/09/2018 15:38

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje nën moton “Një popull s’i nënshktohet një njeriu” do të organizohet kundër presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë në fazën e fundit të dialogut.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është përkrahur nga partitë opozitare si PSD apo edhe LDK por ajo ka marrë mbështetje nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.