Vetëvendosja dhe ndryshimi i kufijve, rrugë për në ferr

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek duke folur për paralelet që ka hedhur Presidenti rus, Vladimir Putin, në mes të rastit të Kosovës dhe Krimesë, ka thënë se duhet shikur se “çka bënë Putini dhe jo çka thotë ai”.

Bota

19/03/2014 13:55

Minstri i Jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek ka dënuar fuqishëm referendumin e mbajtur në Krime.

“Ideja e organizimit të një referendumi që ka për bazë kufijtë bazuar në minoritetet etnike që jetojnë aty është djallëzore”, ka thënë ai për të përditshmen Pravo.

Ministri çek është përshkruar si një “kundërshtar i madh” i ndërhyrjes së NATO’s në vitin 1999 kundër Serbisë, për të çliruar Kosovën. Duke folur për paralelet që ka bërë Vladimir Putin në mes të rastit të Krimesë dhe Kosovës, Zaoralek, shteti i të cilit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, tha se eshtë e rëndësishme të dihet se “çka Putini bën e jo atë çka thotë”.

“Nga fjalimi i Putinit unë kam krijuar përshtypjen se ai do që të rindërtojnë Rusinë si një perandori. Ai kur nuk e ka njohur pavarësisë e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, kur ai tha se ato vende ishin “marrë” nga Rusia. Është e mundur që ai është duke u përgatitur që të bëjë këtë gjë edhe në zonat si Krimea, e cila është një gjë shumë e rrezikshme”.

“Nëse të gjithë fillojnë që të flasin për të drejtën e vetëvendosjes dhe që referendumi do të vendos për kufijtë e një shteti, bota do të dukej jashtëzakonisht absurde”, tha Zaoralek për “Pravo”.