Veseli: Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka takuar sot senatorin Ron Johnson dhe kongresistin amerikan Robert Aderholt.

Lajme

12/12/2018 13:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë ditës së sotme është takuar me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin amerikan Robert Aderholt, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka bërë të ditur se në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, ka biseduar për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet të vazhdojmë në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

Sipas tij, përkrahja amerikane në rrugëtimin e Kosovës si shtet nuk do të mungojë asnjëherë.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë.

Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, biseduam për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet të vazhdojmë në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë. /Lajmi.net/