Veseli i ‘BB’ rrëfen për planet e tij në politikë: Nëse bëhem deputet do të…

Viti 2015 ishte ai më me fat për Vesel Kurtishaj, pasi përveç “Big Brother” në Top Channel, arriti të fitonte edhe spektaklin “Dance with me “, në Tv Klan.

ShowBiz

27/08/2016 09:16

Por ndërkohë që fansat e tij prisnin që të ishte më i qëndrueshëm në televizion, me projektin e tij personal, ai ndryshoi tërësisht drejtim.

Pasi iu bashkua zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës, duke u pajisur më librezën e anëtarësimit nga kreu i partisë Kardi Veseli, ai tregon për planet e tij që bën tani jashtë vëmendjes së publikut, për të qënë ai politikani kundër rrymës.

“Unë kam thënë edhe më herët që hapat e mi në politikë do ti hedh gradualisht, por të sigurta. Si fillim do të integrohem në strukturat e forumit rinor të PDK-së, e pasi ta ndjej vetën të pjekur politikisht, të tjerat me radhë. Synimi im kryesor është që unë ta ndryshoj politikën , e jo ajo mua siç ndodh rëndom në ditët e sotme, për sa kohë jam më këmbë në tokë , do ta realizoj këtë gjë”./Panorama