Kanye West mbërrin në Tiranë, fansat e presin me brohorima

Ylli amerikan i muzikës, Kanye West, ka mbërritur në Shqipëri, ku sonte pritet të ngjitet në skenën e një prej koncerteve më të mëdha të zhvilluara në vend, në periferi të Tiranës. Reperi është pritur me entuziazëm nga fansat, ndërsa pamjet e mbërritjes së tij janë publikuar nga Euronews Albania. Në to shihet Kanye West…

ShowBiz

11/07/2026 12:13

Ylli amerikan i muzikës, Kanye West, ka mbërritur në Shqipëri, ku sonte pritet të ngjitet në skenën e një prej koncerteve më të mëdha të zhvilluara në vend, në periferi të Tiranës.

Reperi është pritur me entuziazëm nga fansat, ndërsa pamjet e mbërritjes së tij janë publikuar nga Euronews Albania. Në to shihet Kanye West duke hyrë në një objekt, teksa rrethohet nga njerëz të pranishëm që kanë pritur ardhjen e tij.

Koncerti do të mbahet në një stadium të improvizuar në zonën e Kasharit, ku organizatorët presin pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra adhuruesve të artistit amerikan.

Gjatë performancës së tij, Kanye West pritet të interpretojë disa prej hiteve më të mëdha të karrierës së tij, duke sjellë në skenën shqiptare një repertor të njohur ndërkombëtarisht.

Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, autoritetet kanë nisur përgatitjet për masat e sigurisë, ndërsa janë paralajmëruar edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në zonat përreth vendit ku do të zhvillohet koncerti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për organizimin e eventit të sotëm.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se koncerti i Kanye West do ta vendosë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të adhuruesve të muzikës.

“Gjithçka është gati për koncertin e Kanye West, i cili do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës”, ka shkruar Rama.