Veriu i ndaluar për kryeministrin e presidenten

Edhe pse vetëm 4 kilometra nga pjesa Jugore e qytetit të Mitrovicës, fshati Boletin sot ishte i ndaluar për kryeministrin e Republikës Kosovës, Isa Mustafa. Ai përveç ceremonisë që u zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari”, nuk morri pjesë në ceremoninë e rivarrimit të heroit me emrin e tij në fshatin Boletin.

Lajme

10/06/2015 22:39

Mustafa njëjtë si të gjithë paraardhësit e tij që ishin në detyrën e kryeministrit nuk kanë vizituar asnjëherë pjesën veriore të Kosovës e cila që nga paslufta sundohet nga strukturat paralele të serbëve lokal. Në ceremoninë e rivarrimit nuk ka marrë pjesë as presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe asnjë nga ministrat e qeverisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

I vetmi që kishte vizituar këtë pjesë është Ramush Haradinaj i cili në cilësinë e ish-kryeministrit, pas përfundimit të mandatit kishte vizituar tri fshatrat shqiptare në komunën e Leposaviqit.

Ndërsa sot në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini i vetmi përfaqësues i Republikës së Kosovës ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovë”, Jakup Krasniqi, si dhe disa deputet të partive politike.

1