Vehapi fton qytetarët në “HardhFest”

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi i ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në festivalin e vjeljes së rrushit “HardhFest”

Lajme

06/09/2017 16:56

“Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit,Të dashur qytetarë të Kosovës,Nesër, fillon festivali i vjeljes së rrushit “HardhFest”. Për katër ditë me radhë, Rahoveci do të shtrojë sofrën e madhe me rrush, verë, e produkte të tjera që për bazë kanë rrushin e ëmbël të vreshtave tanë”.

“Ju ftoj që të bëheni pjesë e kësaj feste, që do të shoqërohet me muzikë (këngëtarë të njohur nga vendi dhe bota) dhe aktivitete të ndryshme.Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet që t’ju presim siç ka qenë gjithmonë zakon ndër shqiptarë të priten miqtë!

“Me këtë rast, me kënaqësi i lajmëroj të gjithë vreshtarët e Rahovecit, se bodrumet e qytetit tonë, do të pranojnë të gjithë rrushin tuaj”, ka thënë ai.