Vdes nga rryma një foshnje nga Skenderaj

Një foshnje rreth një vjeçe e gjinisë femërore ka humbur jetën në momentin kur ka prekur një nga stabilimentet e rrymës elektrike në shtëpi.

Lajme

30/09/2014 21:46

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Prekaz të Skenderajt, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në QKUK për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke mos dashur të japë detaje të tjera shtesë.