Vdes legjenda e Rokenrollit, Chuck Berry

Legjenda e rokenrollit, Chuck Berry ka vdekur në moshën 90 vjeçare, ka bërë të ditur policia amerikane e shtetit federal, Mizuri, transmeton BBC.

Bota

18/03/2017 23:45

Njëri nga themeluesit e Rokenrolit është gjetur i vdekur në kohën e drekës, të shtunën. Nga policia thonë se kanë marrë thirrje rreth orës 12.40 sipas kohës lokale, që në shtëpi e kanë gjetur një person pa shenja jete.

Ata thonë se ishin munduar të shpëtojnë, megjithatë ai u shpall i vdekur në orën 13.26, transmeton lajmi.net.

Karriera e Chuck Berryt ka zgjatur më shumë se shtatë dekada.

“The Guardian” thekson se kitaristi legjendar ka bashkuar bluzin dhe svingut në fenomenin e Rokenrollit të hershëm.

Ka pasur shumë hite, në mesin e të cilëve më së shumti dallohet “Johnny B. Good”, një nga këngët me të dashura në histori të muzikës. /Lajmi.net/

chuik