Vdes ish-Kancelari gjerman Helmut Schmidt

Helmut Schmidt, i cili ka shërbyer si kancelar i Gjermanisë Perëndimore nga viti 1974 deri më 1982, ka vdekur sot në moshën 96 vjeçare.

Bota

10/11/2015 16:58

Schmidt, i cili ishte një Social-Demokrat, ka qenë një arkitekt i Sistemit Monetar Evropian, i cili i ka lidhur valutat re BE-së dhe ka qenë roli kyç për hapjen e rrugës për përdorimin e euros.

Ai kishte kontribuar në konsolidimin e ekonomisë së vendit menjëherë pas luftës. Ai shihej si njëri nga liderët më të popullarizuar gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton lajmi.net

Schmidt ka ndërruar jetë të martën pasdite në Hamburg, ndërsa lajmin e ka konfirmuar doktori i tij Heiner Greten, duke mos dhënë detaje tjera./lajmi.net