Vazhdon seanca gjyqësore për Grupin e Kumanovës

Seanca gjyqësore për Lagjen e Trimave po vazhdon sot në Gjykatën Themelore në Shkup.

Lajme

19/04/2016 13:25

 

Edhe sot seanca po zhvillohet pa praninë e gazetarëve dhe familjarëve. Nga Gjykata i porositën familjarët se të afërmit e tyre mund t’i vizitojnë në paraburgim, dhe se Ligji për procedurë penale nuk parashikon se duhet doemos t’u lejohet familjarëve që të jenë të pranishëm në gjykim.

Sot është seanca gjyqësore për vlerësimin e aktakuzës për tetë persona, të cilët akuzohen për logjistikë të “grupit të armatosur të Kumanovës”.