Vazhdojnë sulmet kibernetike në Evropë

Kompani të shumta në gjithë botën kanë raportuar për sulme masive kibernetike nga një grup piratësh kompjuterikë të cilët u kanë paralizuar sistemet e IT-së duke kërkuar pagesa në monedhën dixhitale që njihet si “bitcoin”. Virusi i shpërndarë së fundmi ka krijuar një situatë kaotike, ndërsa nuk dihet ende origjina e tij.

Bota

28/06/2017 13:59

Një nga shtetet më të prekura ka qenë padyshim Ukraina ku përveç kompanive private, janë regjistruar edhe raste të sulmeve ndaj institucioneve shtetërore. Sulme ka pasur ndaj aerportit ndërkombëtar të Kievit, ndaj centralit bërthamor të Chernobilit por edhe në Shtetet e Bashkuara, Poloni, Gjermani dhe një sërë vendesh të tjera. Kjo ka vënë në lëvizje departamentin që heton krimet kibernetike në Interpol.

Ekspertët e këtij institucioni kanë nisur të gjurmojnë burimin e virusit si dhe mënyrat për ta neutralizuar atë. Gjithashtu, po punohet për të zbuluar individët që qëndrojnë pas sulmit.