72 të vdekur nga një valë e shpërthimeve të bombave në Siri

Shpërthime të parreshtura të bombave në dy qytete regjimi të Sirisë, lanë të vdekur 72 persona dhe 120 të plagosur.

Bota

23/05/2016 13:12

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se 34 persona u vranë në tre shpërthime, ku dy prej këtyre sulmeve ishin vetëvrasëse, këto në qytetin mesdhetar të Tartus, transmeton lajmi.net.

Sulmi tjetër ku la të vdekur 38 persona, u bë nga katër shpërthime, tre prej tyre me eksplozion vetëvrasës, në Jableh. /lajmi.net