Val Maloku do të jetë i pranishëm në premierën botërore të “The Zookeepers Wife” në Poloni (VIDEO)

Val Maloku, aktori kosovar që ka nis një sukses të hovshëm në botën e filmit, do të jetë i pranishëm në premierën botërore të filmit artistik “The Zookeepers Wife” që do të jetë më 7 mars në Poloni.

ShowBiz

02/03/2017 15:15

KultPlus ka marrë vesh nga burime të sigurta se Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte po mbështetë pjesëmarrjen e Val Malokut në këtë premierë botërore, duke pas parasysh rëndësinë e këtij filmi, ku Val Maloku luan përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, e cila ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, sikurse që është e shpërblyer me çmimin Golden Globe.

Film i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë për një familje polake, të cilët i dalin në ndihmë hebrenjëve, dhe pikërisht Val Maloku ka luajtur rolin e personazhit Ryszard Zabinski, i cili tashmë është në moshën 80 vjeçe. Në një intervistë ekskluzive për KultPlus ai pat treguar për emocionet e këtij filmi, pa i harruar ato të filmit “Babai”, me regji të Visar Morinës, film që e bëri të famshëm.
Filmi “The Zookeepers Wife” është një film premtues i cili mund të jetë edhe një portë e madhe për djaloshin kosovar Val Maloku.

YouTube player