V-magazine shkruan për Era Istrefin (Foto)

Pas suksesit me këngën e re të lansuar në treg, për Erën kanë filluar të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.

ShowBiz

28/02/2017 08:41

“Kujdes, Era do t’ju përtypë si një kanibal, nëse luani me të” shkruan V-magazine, transmeton lajmi.net.

Kantautorja Era Istrefi kthehet fuqishëm me këngën dhe videon e saj të re pas hitit BonBon, kjo e fundit e kënduar në gjuhën shqipe.

Tashmë, Era publikoi këngën më të re ‘Redrum’ që kthyer mbrapa ka kuptimin ‘Vrasje’.

Në klipin e ri të këngëtares çdo gjë është e kuqe si gjaku, çizmet e saj, pelerina e veshur dhe çdo detaj që është prezent në klip.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka falënderuar V-magazine për artikullin. /Lajmi.net/