Ushqimi në qetësi ndikon në zvogëlim të ngrënies

Një hulumtim i ri i bërë në Birmingem ka treguar që njerëzit të cilët, derisa janë duke ngrënë, dëgjojnë vetëm tingullin e përtypjes së ushqimit dhe përpirjes, hanë më pak ushqim.

Lifestyle

05/04/2018 20:26

Hulumtuesit kanë bërë tri eksperimente në mënyrë që të tregojnë forcën e asaj që e kanë quajtur “efekti kërcëllues”, transmeton Telegrafi.

Në eksperimentin e parë , p.sh., personat kanë dëgjuar muzikë të zhurmshme nëpërmjet kufjeve dhe vetvetiu kanë ngrënë petulla më shumë nga ata persona të cilëve u janë lëshuar tinguj të qetë.

Tingulli është pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit, mirëpo roli i tij preciz qëndron në atë që akoma nuk është hulumtuar mjaft.

Rezultatet e këtij hulumtimi vetëm janë lidhur me ato të vitit 2007, të cilat kanë zbuluar që njerëzit të cilët janë të shqetësuar hanë më shumë e ata të cilët nuk kanë shumë brenga.