Urimet e Presidentes për Ditën e Bajramit

Presidentja e Kosovës të dielën ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit, që fillon të hënën.

Lajme

27/07/2014 13:13

Në urimin e Jahjagës, pos tjerash, theksohet: “Ju uroj që këtë ditë ta kaloni në paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin”.

Më tutje, Presidentja thotë se Dita e Bajramit të Madh sjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë”, dhe shton se uron që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim.

Në fund të urimit, thuhet se “me respekt të veçantë i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për vendin tonë”.