Urat mbresëlënëse

Në të kaluarën, urat shërbenin vetëm si një lidhëse prej një vendi në tjetrin dhe nuk u kushtohej shumë rëndësi dukjeve të tyre. Por, në 20 vjetët e fundit janë ndërtuar apo riparuar ura të mrekullueshme, në të cilat është kënaqësi të kalosh. Ne ua prezantojmë 10 urat më mbresëlënëse në botë. Ura Helix: shtrihet…

Lifestyle

26/12/2013 13:00

Në të kaluarën, urat shërbenin vetëm si një lidhëse prej një vendi në tjetrin dhe nuk u kushtohej shumë rëndësi dukjeve të tyre. Por, në 20 vjetët e fundit janë ndërtuar apo riparuar ura të mrekullueshme, në të cilat është kënaqësi të kalosh. Ne ua prezantojmë 10 urat më mbresëlënëse në botë.

Ura Helix: shtrihet në zonën Marina në Singapor, urë për këmbësorë, e cila lidh Marinan Jugore me atë Qendrore. Është hapur më 24 prill 2010. E ndërtuar në trajtën e një spirali ADN-je, ura është simbol i rinovimit dhe rritjes.

Ura e Bosforit Turqi: është një nga dy urat të cilat lidhin Evropën me Azinë. Njëra anë shtrihet në pjesën evropiane, në zonen Ortakoy dhe ana tjetër në pjesën aziatike, në zonën Beylerbey. Është hapur më 30 tetor 1973. Që nga data kur është përfunduar, ka qenë një nga katër urat më të gjata të varura në botë, por duke filluar nga viti 2010 radhitet e gjashtëmbëdhjeta.

Ura Henderson Wave Singapor: në trajtën e një vale, ura lidh parkun Mount Faber me parkun Telok Blangah Hill të Singaporit. Njihet si ura më e lartë për këmbësorë. Gjatësia e saj është 274 metra.

Ura Golden Gate, SHBA: Një urë e varur, e shtrirë në fillim të gjirit San Francisco në California, mbi ngushticën Golden Gate. E njohur si ura e shtatë e varur në botë për nga gjatësia, Golden Gate ka një gjatësi prej 2,73 km dhe largësia në mes këmbëve është 1,28km. Ndërsa, lartësia arrin në 235 metra. Ura është e pajisur me gjashtë korsi për kalimin e automjeteve dhe e lidh San Franciscon me Marin County.

Ura Millau Viyaduk, Francë: është ura e cila mundëson lidhjen në mes Francës dhe Spanjës. Ajo është ndërtuar mbi lumin Tarn. Ka një gjatësi 2.460 metra dhe gjerësi 32 metra, duke qëndruar mbi 7 këmbë betorname. Këmbët e Viyaduk janë ndërtuar në lartësi të ndryshme që variojnë nga 77 metra deri në 246 metra.

Ura Gateshead Milenyum Angli: shtrihet në qytetin Newcastle, mbi lumin Tyn. Ndërtimi i saj ka pasur një kosto prej 22 milionë funtesh. Ura e cila u hap më 17 shtator 2001, ka një gjatesi 126 metra, gjerësi 8 metra dhe një lartesi 50 metra.

Ura në dy kullat binjake Kuala Lampur-Malajzi: njihet si ndërtesa më e madhe në botë në periudhën mes viteve 1996-2003. Ura prej çeliku me një lartësi 170 metra i lidh katet 41 dhe 42 të kullave. Gjatësia e saj shkon në 58 metra, ndërsa pesha e saj është 750 tonë. 1700 biletat për ta vizituar urën fillojnë të shpërndahen në mëngjes në orën 8.30 dhe mbarohen brenda 2 orësh. Është ura dykatëshe më e lartë në botë.

Ura Kullë, Angli: është ndërtuar mbi lumin Thames dhe është hapur në vitin 1894. Nga sipër ka dy rrugë për këmbësorë, kurse poshtë një rruge për automjete, të dyja të lidhura me anë të dy kullave.