Ups! Këngëtarja shqiptare del në skenë me zinxhirin e pantallonave hapur

Aurela Gaçes i ka ndodhur diçka e pakëndshme në skenë teksa po performonte.

ShowBiz

25/04/2018 12:28

Këngëtarja shqiptare ka harruar ta mbyllë zinxhirin e pantallonave ndërsa ka dalë të këndojë ashtu, shkruan lajmi.net

Mirëpo duke u bazuar në faktin se ato janë aktive në mbrëmje të ndryshme muzikore, dhe se gjërat e tilla mund t’i ndodhin çdo kujt, Aurela e ka pranuar me sportivitet këtë fakt dhe videon e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.

Në videon e postuar ajo shihet duke e rregulluar zinxhirin e pantallonave dhe pastaj duke vazhduar këngën.

“O shok, ke lënë dyqanin hap ” ( edhe mirë që na tregoi nje gocë në sallë se kushedi ç’do të na shihnin sytë. Me këtë ju uroj natën e mirë e kujdes zinxhirin e pantallonave bëni ç’bëni , por në publik dilni të mbërthyer ”, ka shkruar Aurela përkrah videos me të cilën mbrëmë u ka dëshiruar natë të mirë fansave./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bh7chTwgv_Y/?taken-by=aurelagaceofficial