Ukraina do të shpallë armëpushim më 9 dhjetor

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko tha se ushtria ukrainase do të ndalojë të shtënat me armë në drejtim të separatistëve në lindje të Ukrainës më datën 9 shtator.

Bota

04/12/2014 18:14

Kjo sipas tij, bëhet në përputhje me kushtet e marrëveshjes për armëpushim që është nënshkruar në Minsk në muajin shtator, transmeton REL.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Poroshenkos, vendimi për armëpushim të njëanshëm është marrë pas një takimi që ka pasur presidenti me ministrin e Mbrojtjes, Stepan Poltorak, ministrin e Brendshëm, Arsen Avakov, si dhe me zyrtarë të tjerë të sigurisë.

Sipas deklaratës, masat e tjera do të merren parasysh në qoftë se separatistët pro-rusë nuk e respektojnë armëpushimin, përkatësisht marrëveshjen e arritur në Minsk.

Një burim jozyrtar i ka thënë AFP-së se në deklaratën e presidentit Poroshenko thuhet se Ukraina do të fillojë të tërheqë armët e rënda nga vija e frontit qysh më 10 dhjetor, në qoftë se edhe seperatistët e respektojnë armëpushimin.