Uji pengon shëndoshjen

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij.

Lifestyle

16/02/2017 20:29

Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri.

Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj, të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës.

Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime janë të dobishme, neutrale, dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm, që pengon dhjamosjen.