Uji i orizit, aleati më i madh i lëkurës tuaj

Orizi jep përfitime të larta për lëkuren, duke eliminuar njollat e zeza dhe shenjat, duke e bërë më të shëndritshme dhe më të butë atë.

Lifestyle

31/10/2016 18:28

Përdorimi i acidit linoleik stimulon prodhimin e kolagjenit në poret e lëkures dhe në qelizë, transmeton lajmi.net

Përdorimi i ujit të orizit gjatë verës ka edhe një përparësi tjetër ngase e mbron lëkuren nga rrezet e diellit.

Çfarë ju duhet:

Pak qumësht
Pak mjaltë
Ujë i orizit

Çfarë duhet të bëni:

Orizin duhet ta zieni në temperaturë të mesme dhe ujin e tij nuk duhet ta hedhni, por ta mbani në një tas, pasi është aleat i madh i lëkurës. Shtoni mjaltën dhe qumështin në tas dhe përzieni së bashku duke krijuar kështu një masë e cila aplikohet në fytyrë. Masa duhet të aplikohet dy herë në ditë, kur fytyra është plotësisht e tharë dhe të mbahet për 10-15 minuta – e pastaj të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë e të thahet mirë (mos përdorni sapun në këtë rast). Për 4-5 javë përsëriteni këtë dhe do të keni rezultate të mahnitshme në lëkurë./lajmi.net