U2 i njëjtë si 40 vite më parë

Ishin katër djem që, 40 vite më parë, më 25 shtator 1976 u takuan në kuzhinën e një shtëpie në një apartament në periferi të Dublinit, një nga grupet e rokut më të dashur dhe urryer, popullor dhe influent të kohëve moderne u bashkua për herë të parë.

ShowBiz

25/09/2016 21:31

Pronari, një baterist, disa ditë më parë kishte nxjerrë një njoftim në murin e “Temple Mount School” për të krijuar një grup. Atë ditë, në kuzhinë u takuan me pronarin e shtëpisë, Larry Mullen, Paul David Hewson, Adam Clayton dhe David Howell Evans. “Feedback” ishte emri që u zgjodh nga grupi që më pas preferoi të quhet “The Hype”. Por, pasi Evans u bë “The Edge” dhe Paul Hewison “Bono Vox”, u vendos emri përfundimtar U2.

Në fakt ka shumë grupe që kanë një fillim kaq të pazakontë, por gjëja e vçantë mbi lindjen e U2 është se grupi që ka shitur miliona albume ka mbetur i njëjtë ashtu siç ishte në atë kuzhinë katër dekada më parë.

Në fakt ky organizim i U2 është gati unik në historinë e muzikës. Nuk njihet ndonjë grup tjetër i sukseshëm që ka fituar kaq shumë dhe ka vajtur kaq larg duke mbetur të njëjtët persona. Për të bërë disa krahasime, kemi Beatles që qëndruan bashk për rreth një dekadë, apo The Rolling Stones, ku ish-anëtarët kanë krijuar një grup më vete. Bono, Edge, Dam dhe Larry janë të lidhur nga një besnikëri dhe miqësi që ka mbështetur ata, ndërsa grupet e tjera, pa asnjë përjashtim, kanë rënë të gjithë, duke sjellë anëtarë të rinj, ndarje, shpesh ribashkime me role ndryshe.

Kjo është ndoshta edhe pika më e fortë e U2. Ndoshta po i ruajnë surprizat për më vonë./